Besimtarët bektashinj kanë kremtuar festën e Ashures në teqenë e Baba Abdullait në Melçan të Korçës. Në këtë ditë përkujtohet një nga betejat më të përgjakshme ajo e Qerbelasë ku ranë 72 dëshmorë, mes tyre edhe Imam Hysejni, nip i profetit Muhamed. Babai i Teqesë Sadik Ibrokodheli thotë se kjo ditë kremtohet pas 10 ditëve agjerim në nder të dëshmorëve.
Kanë qenë të shumtë besimtarët e qytetarë të tjerë të cilët kanë shkuar në teqe për të përcjellë urimet e për të shijuar ëmbëlsirën e përmotshme ashuren.
Në përfundim të vizitave, në teqe është shtruar edhe dreka tradicionale e cila ka përmbyllur festimet e kësaj dite.