Besimtarët Katolikë kanë kremtuar këtë fundjavë, festën e Pashkës. Java e madhe për besimtarët katolikë është shënuar nga e hëna në të shtunë, ku në mesnatë është mbajtur mesha e shenjtë, kur Jezusi u ringjall nga jeta, për të treguar triumfin e së mirës ndaj së keqes.
Besimtarët përcollën mes tyre urimet për dashuri e solidaritet mes njëri-tjetrit.
E djela e madhe e Pashkës, ka bërë bashkë sërisht besimtarët që ndoqën meshën e u lutën për shëndet, mirësi e harmoni.