• Lajme kombëtare

Kreditimi studentor/ VKM në ndihmë të studentëve

Skema e kreditimit studentor është vendimi më i fundit i Këshillit të Ministrave e cila synon tu vijë në ndihmë të gjithë studentëve që janë aktualisht në sistem, por edhe maturantëve që do të aplikojnë për studimet e larta. Kjo vkm sipas ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, synon të risë aksesin e të rinjve dhe të rejave në arsimin e lartë.

Kredia studentore tha ministrja do të jepet ka kolateral fizik dhe do të jepet me dy këste. Detyrimi për të shlyer kredinë për studentët e Bachelor fillon 3 vite pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa për studentët e Masterit detyrimi për të shlyer fillon dy vite pas nënshkrimit të kontratës, ndërsa për të gjithë ata studentë që ndjekin studimet e integruara të nivelit të dytë, do të fillojë pas 5 vitesh. Ministrja Kushi ka bërë të njohura edhe kriteret e renditjes.

Kreditimi studentor ka qenë edhe një detyrim i ligjit për arsimin e lartë, ndërsa prej vitesh është kërkuar edhe nga studentët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *