• Korça

Korçë, virozat e stinës/ Çdo ditë 80 vizita në urgjencë

Ditët e para të vitit janë shoqëruar edhe me virozat e stinës të cilat janë të përhapura në popullatë. Vetëm në urgjencën e Spitalit Rajonal të Korçës çdo ditë kryhen më shumë se 80 vizita, ndërsa edhe shumë qytetarë të tjerë i drejtohen qendrave shëndetësore, apo marrin mjekime në banesat e tyre. Mjekët thonë se nuk bëhet fjalë për covid-19, pasi testet e shpejta të kryera te pacientët kanë dalë negative.

Shumica e rasteve shkojnë deri në 7 ditë me simptoma të virozave, ndërsa është vërejtur edhe një kollë e thatë te shumica e pacientëve. Sipas mjekëve shumica e rasteve nuk paraqesin situata serioze të rrezikshme, por kalojnë me mjekime ambulatore në banesat e tyre.

Më e vështirë është situata për pacientët kronikë, të cilët duhet të bëjnë kujdes nga virozat, të përdorin maskat dhe të evitojnë grumbullimet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *