• Korça

Korçë, rriten çmimet e bulmetit. Shkak rënia e sasisë së qumështit nga blegtorët

Çmimi i shitjes së nënprodukteve të qumështit ka pësuar sërish rritje në të gjitha pikat e tregtimit në qytetin e Korçës, duke u kthyer në një shqetësim për qytetarët. Sipas tyre çmimet e bulmetit janë të papërballueshme, ndaj e vetmja zgjidhje për ta është të konsumojnë më pak.

Çmimi i shitjes së djathit të bardhë dhe kaçkavallit është rritur me gati 40 për qind. Shkak për këtë sipas tregtarëve është bërë ulja e sasisë së qumështit dhe rënia e prodhimit në baxho.

Aktualisht në Korçë djathi i bardhë shitet nga 800 deri në 1000 lek për kilogram, djathi kaçkavall nga 1000 deri në 1200 lekë, ndërsa 1 kilogram gjalpë shitet 1000 lekë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *