• Korça

Korçë/ Plagosi me thikë bashkëshorten, vetëdorëzohet në polici 46-vjeçari

46-vjeçari shtetasi Aleko Myrtollari është vetëdorëzuar sot në Polici, dy ditë pas ngjarjes së rëndë ku plagosi me thikë bashkëshorten e tij, shtetasen M.M e cila është ende në rrezik për jetën dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Aleko Myrtollari ndodhej në arrati prej dy ditësh, ndërsa sot ka vendosur të vetëdorëzohet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur më datë 04.06.2023, në lagjen nr. 10, Korçë, ku shtetasi A. M., 46 vjeç, në banesë, tentoi të vriste me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij shtetasen M. M., e cila aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Njoftimi i policise:

Kanë vijuar kontrollet e pandërprera me qëllim kapjen e autorit të ngjarjes. Si rezultat i presionit të Policisë, rrethimit të zonës dhe pamundësisë së ikjes së tij, mbrëmjen e sotme, shtetasi A. M., është vetëdorëzuar në Polici.

Në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, bënë ndalimin e 46-vjeçarit, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *