Vijon të jetë i lartë numri i kalimeve në dy pikat kryesore kufitare të Qarkut të Korçës. Nga të dhënat zyrtare, gjatë 72 orëve të fundit fluksi më i madh i lëvizjeve ka qënë në dalje të vendit tonë me drejtim Greqinë apo Maqedoninë e Veriut
Duket se pushimeve ju erdhi fundi për shumë shtetas shqipëtarë që kanë hyrë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës mes Korriku dhe fillim Gushtit.
Në 3 ditët e fundit sipas të dhënave nga policia kufitare ka pasur fluks në rritje të shtetasve shqipëtarë që udhëtoj drejt Greqisë.
Shifrat tregojnë se kanë dalë rreth 15 mijë shtetas ndërkohë që një numrë më i vogël është regjistruar në hyrje. Duke u bazuar në të dhënat që vijnë vetëm përgjatë 24 orëve të fundit nga pikëkalimi kufitar i Kashpshticës kanë dalë në drejtim të Greqisë 6429 shtetas teksa kanë hyrë në vendin tone 3937 shtetas shqiptarë e të huaj.
Duhet thënë se shifrat mbeten të larta si në hyrje ashtu edhe në dalje dhe për të përballuar fluksin pala shqipëtare ka punuar me sportele maksimale ndërsa në varësi të situatës i alternojnë ato.
Ndërkohë sa i përket Qafë Thanës vihet re një ulje e fluksit por shifrat vijojnë të mbeten të larta si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Gjatë 72 orëve të fundit nga kjo pikë janë regjistruar 18681 në hyrje dhe 17210 në dalje, teksa në 24 orët e fundit fluksi i lëvizjeve ka qënë më i ulët se ditët e tjera të javës. Përmes kësaj pike kanë lëvizur 5765 shtetas në hyrje dhe 6131 shtetas në dalje me drejtim Maqedoninë e veriut.