• Korça

Korçë, ngrica në rrugë e trotuare/ 40 raste me trauma dhe fraktura gjatë 72 orëve të fundit

Rreth 40 persona me fraktura janë paraqitur në 72 orët e fundit në urgjencat e spitaleve Korçë, Pogradec e Devoll si pasojë e rrëshqitjes në akull. E gjithë kjo situatë ka ardhur për shkak të pranisë së madhe të shtresave të akullit në rrugë, trotuare dhe blloqet e pallateve. Dy nga rastet e paraqitura në Korçë e Pogradec janë nisur në Tiranë pasi kanë pasur thyerje të rënda. Personat që kanë pësuar fraktura kryesisht janë të moshuarit për të cilët mjekët ortopedë thonë se duhet të kenë më tepër kujdes, pasi rrëzimet tek këto mosha shkaktojnë dëme të parikuperueshme.

Sipas të dhënave në bashkitë Maliq dhe Kolonjë nuk ka pasur persona të paraqitur pranë qendrave shëndetësore me probleme të tilla edhe pse në këto qytete prania e akullit nuk mungon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *