• Korça

Korçë, fermeri prej 30 vitesh i përkushtohet blegtorisë, merret me rritjen e 1000 krerëve dhen

Për gati 30 vjet Nevzat Sanxhaku i është përkushtuar blegtorisë në rritjen dhe mbarështimin e deleve dhe shitjen në treg të produkteve të qumështit dhe mishit të deles. 

Në vitin 1997 Nevzati e nisi me disa krerë dhen dhe nga viti në vit e rriti tufën duke arritur sot në 1000 krerë dhen, (dele e qengja).Blegtoria është një profesion i vështirë pasi kërkon 24 orë shërbim ndaj tufës së dhenve ndaj ai ka angazhuar 3 djemtë e tij në kujdesin ndaj tufës.

Ata sot marrin 300 litra qumësht në ditë që e kanë tregun të sigurt dhe po kështu dhe për shitjen e mishit.

Blegtori tregon se jeton mes Korçës dhe Fierit për të siguruar ushqimin për tufën duke emigruar në dimër me dhentë e tij në Verbas të Patosit ku ka ngritur stallat. Në verë shkon në Mazrek të Korçës ku ka dhe vendlindjen.

Për të siguruar ushqim për blegtorinë, Nevzati tregon se ka marrë me qira 50 ha tokë në zonën e Verbasit

Sipas blegtorit ai ka përfituar edhe subvencione nga shteti. Nga ana tjetër ai thotë se tashmë ka nevojë edhe për ngritjen e një stalle moderne për rritjen e tufës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *