• Korça

Korçë, 360 fëmijë të pavaksinuar/ Mjekët apelojnë për kryerjen e vaksinës MMR

Rreth 360 fëmijë të moshave 1 vjeç dhe 5 vjeç, që përfshihen në Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Korçë ende nuk e kanë kryer vaksinimin apo rivaksinimin mmr, që i mbron nga sëmundjet e fruthit, rubeolës e shytave.

Arsyet e moskryerjes së kësaj vaksine lidhen me frikën se kjo vaksinë shkakton autizëm, por sipas mjekes Kroi një gjë e tillë nuk është vërtetuar asnjëherë shkencërisht. Ajo i bën thirrje prindërve të ndërgjegjësohen dhe to çojnë fëmijët në qendrat shëndetësore për të kryer vaksinën sipas kalendarit të vaksinimit, aq më tepër që rastet e para të fruthit kanë nisur të shfaqen në disa qytete të vendit.

Mjekja shkon më tej kur thotë se në rast se fëmijët nuk i kanë të kryera të gjitha vaksinat sipas kalendarit kombëtar të vaksinimit do të penalizohen duke mos u lejuar të futen në çerdhe, kopësht apo shkollë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *