• Korça

Korçari Bledi Shkëmbi emërohet trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-19

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me trajnerin Bledi Shkëmbi për të marrë drejtimin e ekipit Kombëtar U-19.

Ish-futbollisti korçar qe ka qene dhe pjese e Kombëtares prej vitesh ka nisur karrierën si trajner dhe kesaj here do të zëvendësojë në këtë detyrë teknikun Ervin Bulku, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik të trajnerit Silvinjo.

Bledi Shkëmbi është një emër i njohur në vendin tonë, teksa ka qenë një ndër futbollistët më të spikatur të brezit të tij.

Ai gjithashtu numëron edhe 14 ndeshje me Kombëtaren A, ndërsa si trajner ka punuar në drejtimin e klubeve si Teuta dhe Dinamo në Shqipëri, apo dhe Lirisë e Ballkanit në Kosovë.  Tani detyra e tij do të jetë të ndihmojë në rritjen e talenteve kuqezi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *