• Korça

Korça pëson ndryshime të forta demografike. Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, me shtesën më të lartë negative

Korça është qarku që në gjashtë muajt e parë të këtij viti po pëson ndryshime të forta demografike me shtesën natyrore të popullsisë më të lartë negative. Edhe pse numri i lindjeve është në rënie prej dy dekadash, Shqipëria përjetoi për herë të parë shtesë negative të popullsisë gjatë pandemisë, ndërsa situatë e rënduar u paraqit edhe në tremujorin e parë të këtij viti. Në tremujorin e dytë shifrat kanë ndryshuar pozitivisht, por nuk është e njëjta panoramë në të gjitha qarqet e vendit. Vetëm në pesë prej tyre, kryesuar nga Tirana dhe Durrësi pati shtesë pozitive të popullsisë gjatë këtij viti, ndërsa në shtatë të tjera ajo ishte negative.

Në tremujorin e dytë të vitit 2023, Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 184 vdekje më shumë se sa lindje. Gjatë tremujorit të dytë të vitit në Korçë janë regjistruar 290 lindje, duke shënuar kështu një ulje të numrit të lindjeve në krahasim me tremujorin e dytë 2022 ku janë regjistruar 315 lindje. Ndërkohë sa i përket numri të vdekjeve edhe ai ka pësuar ulje, nga 506 vdekje të shënuara në tremujorin e dytë të një viti më parë, këtë tremujor të dytë të 2023-shit janë shënuar 474 vdekje. Por shtesa natyrore e popullsisë në qarkun e Korçës vijon të ngelet negative, po ashtu si edhe në tremujorin e parë të këtij viti. E njëjta situatë ka qënë edhe përgjatë vitit 2022, ku referuar të dhënave, Korça ka regjistruar diferencën më të lartë të vdekjeve mbi lindjet me 898 vdekje më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *