• Korça

“Korça Capitale De Noël”/ Kryeqendra e juglindjes ndez të shtunën dritat e fundvitit

Korça do të ndezë ditën e shtunë dritat e fundviti duke nisur kështu zyrtarisht atmosferën festive dhe sezonin turistik dimëror. Përmes një kalendari të pasur, të mbushur me aktivitete bashkia korçë ka menduar që ta shndërrojë qytetin në kryeqendrën e festimeve të fundvitit. Do të jetë një dekor shumë ngjyrësh i shtrirë në të gjitha bulevardet kryesore të Korçës. Specialistja në sektorin e marrëdhënieve me publikun Lorena Saro tregon me detaje aktivitetet që do të shoqërojnë muajin dhjetor.

Përgjatë këtij muaji Korça do të presë si çdo vit qindra vizitorë që zgjedhin të kalojnë festat e fundvitit në juglindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *