Pak para nisjes së vitit të ri akademik 2023-2024 shoqëria trajtimi i studentëve në Korçë ka marrë të gjitha masat për t’u ofruar studentëve kushtet e duhura dhe shërbimet e nevojshme. Me një kapacitet prej më shumë se 140 shtretër, godina është gati për të pritur studentët, të cilët gjithnjë e më shumë po zgjedhin të qëndrojnë në konvikt.
Për kushtet dhe shërbimet të cilat ofron por dhe çmimit të arsyeshëm, konvikti është një zgjedhje e mirë për studentët.
Pas ndërhyrjes së kryer tre vite më parë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, për rikonstruksionin e plotë të godinës, kjo njësi akomoduese tashmë ofron kushte mjaft të favorshme për sudentët.