Muajt e verës shënojnë fluksin më të lartë sa i takon kontrollit teknik të mjeteve. Tek dega e kontrollit teknik në Korçë gjatë muajit gusht janë kryer rreth 100 kontrolle në ditë ndërsa rezulton se nga total ii kontrolleve të mjeteve, rreth 25% e tyre nuk e kalojnë testin për shkak të defekteve të ndryshme të identifikuara në mjet. Përgjegjësi Artur Make thotë se në përgjithësi, gjendja e mjeteve është e mirë dhe kujdesi i drejtuesve është rritur ndjeshëm.
Make thotë se rezervimi online përmes portalit e-Albania ka sjellë lehtësi, pasi janë shmangur rradhët në pritje për të kryer kolaudimin.
Që prej fillimit të vitit, në Korçë janë kryer 10 759 kontrolle.