Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vijuar kontrollet në subjekte të ndryshme të Qarkut Korçë për të garantuar sigurinë ushqimore. Drejtori i AKU Korçë Endri Pikuli bën me dije se kontrollet kanë pasur kryesisht në fokus ato subjekte që ushtrojnë aktivitetin në afërsi të institucioneve arsimore dhe nuk janë hasur raste shkeljeje deri më tani.
Kontrolle të tjera janë ushtruar në bizneset e tregtimit të mishit ku është marrë e një masë administrative me gjobë në vlerën e 100 mijë lekëve.
Pikuli shton më tej se kontrollet ushtrohen në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që bizneset të operojnë konform ligjeve në fuqi si edhe për të siguruar konsumatorin mbi produktet që konsumojnë.