• Korça

Kontrolle mbi sigurinë ushqimore, AKU merr masa ndaj disa subjekteve në Qarkun Korçë

Në kuadër të mbarëvajtjes së sezonit turistik veror, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka intensifikuar kontrollet për të garantuar sigurinë ushqimore në vend dhe për të siguruar mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nga kontrollet e ushtruara në Qarkun e Korçës nga grupet e punës, janë konstatuar subjekte që kanë shkelur ligjin dhe ndaj tyre janë marë masa administrative me gjobë dhe paralajmërim. Koordinatori Kujtim Agolli bën me dije se nga kontrollet e ushtruara, janë konstatuar shkelje të ndryshme.

Agolli bën me dije se kontrollet ushtrohen në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që bizneset të operojnë konform ligjeve në fuqi si edhe për të siguruar konsumatorin mbi produktet që konsumojnë. Tepër e rëndësishme është etiketimi i tyre, i cili tashmë kryhet konform standardeve më të mira të BE-së dhe i përgjigjet rritjes së sigurisë ushqimore në vend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *