Pas rritjes së pagës minimale në 40 mijë lekë në muaj, ka ndryshuar edhe masa e kontributit që duhet të paguajë një qytetar për të siguruar vitet e nevojshme për të përfituar pension pleqërie. Kryetari i degës së kontributeve në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Korçë Bujar Laraku se nga data 1 prill. masa e pagesës vjetore shkon nga 88 mijë e 128 lekë në 103 mijë e 680 lekë
Sa i takon skemës së fermerit, Laraku thotë se nuk ka pësuar ndryshime
Në 3 muaj e parë të vitit të kaluar, në skemën e kontributit vullnetar janë përfshirë 89 persona, ndërsa po në të njejtën periudhë të këtij viti, janë rregjistruar 136 të tillë, pra 52% më tepër nga një vit më parë. Sigurimi vullnetar mbulon 3 fusha, sigurimin vullnetar për vitin korrent, atë për periudha të kaluara dhe sigurimin për më shumë të ardhura.