• Korça

Kontributet vullnetare për pension pleqërie/ 138 kontribues vullnetarë të regjistruar në skemë për periudhën janar-maj

Interesi i qytetarëve të Qarkut Korçë, vijon të jetë i kënaqshëm sa i takon pagesës së kontributeve vullnetare për të siguruar një pension pleqërie. Për muajin maj vetëm nga bashkia e Korçës janë regjistruar në Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve Shoqërore në Korçë 27 persona. Burime në këtë drejtori bëjnë me dije se sa i takon periudhës janar-maj janë regjistruar 138 kontribues vullnetarë nga i gjithë Qarku, prej të cilëve 56 janë emigrantë, Gjatë muajve të verës, pritet që të shtohet numri i kontribuesve që jetojnë në emigrim. pjesa më e madhe e kontribuesve janë persona që nuk plotësojnë kushtet e nenit 31 të ligjit 773, datë 11/05/1993 të ndryshuar. Sigurimi vullnetar është 21.6%  i pagës minimale dhe kjo e fundit që prej muajit prill të 2023 ka shkuar në vlerën e 40 mijë lekëve. Sigurimi vullnetar mbulon 2 periudha, ato të pambuluara me sigurimin shoqëror të detyrueshëm si dhe periudhat për të mbuluar kontribute për personat deri në pagën maksimale, e cila prej muajit prill 2023 është në vlerën 176.400 lekë. Sa i takon vitit të kaluar, në skemën e sigurimit vullnetar janë regjistruar 342 persona, 122 prej të cilëve emigrantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *