• Maliq

Konstituohet Këshilli i bashkisë Maliq/ Topçiu merr zyrtarisht mandatin e radhës, kryetar i këshillit Ornildi Demollari

Gëzim Topçiu ka marrë zyrtarisht detyrën e kryetarit të bashkisë Maliq. Pasi ka falenderuar maliqarët për besimin e vazhduar dhe marrjen e mandatt të radhës, Topçiu u shpreh se do të vijojnë me punë të tjera në dobi të komunitetit. Ky mandat iu dorëzua nga Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole.

Në këtë mbledhje të parë të këshillit bashkiak është zgjedhur kryetar i këshillit Ornildi Demollari, me shumicë votash me 21 të tilla krahas 8 votave të marra nga Aleksandra Spaho, kandidate e propozuar nga opozita. Ai ka mbajtur më herët këtë pozicion, ndërsa nënkryetarë të këtij këshilli janë zgjedhur Enida Avdolli nga Partia Socialiste dhe Faslli Zholi nga koalicioni Bashkë Fitojmë.

Sa i takon përfaqësuesve të Këshillit bashkiak për Këshillin e Qarkut Korçë, janë zgjedhur me nga 20 vota, Dritan Çami, Gentiana Drabo, Rudina Bregu dhe Idlir Limllari. Nga kjo bashki në Këshillin e Qarkut ka një përfaqësi prej 5 anëtarësh, 4 të përzgjedhurit dhe Kryetari i Bashkisë. Këshilli i bashkisë Maliq përbëhet nga 31 këshilltarë, 20 prej të cilëve i përkasin Partisë Socialiste, 6 kolaicionit Bashkë Fitojmë, 2 Partisë Social Demokrate, 2 Partisë Demokratike dhe 1 Partisë së Gjelbër. Në këtë mbledhje të parë, 2 prej këshilltarëve që i përkasin PS mungonin ndaj betimin do e kryejnë në mbledhjen pasardhëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *