Është konstituuar ditën e sotme Këshilli Bashkiak i Kolonjës i dalë nga zgjedhjet e 14 majit, ndërsa është kryer edhe ceremonia e betimit të kryebashkiakut të rikonfirmuar në detyrë po nga këto zgjedhje Erion Isait. Me 14 vota pro dhe një abstenim kryetar i Këshillit Bashkiak të Kolonjës është zgjedhur Eraldo Xhelili, ndërsa nënkryetarë do të jenë Zamira Meto dhe Sualdo Larti. Në këshillin e ri bashkiak të Kolonjës janë zgjedhur edhe anëtarët e Këshillit të Qarkut të cilët do të jenë Gledion Tafili si dhe kryebashkiaku Erion Isai i cili kalon automatikisht si anëtar i këtij këshilli. Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, kryebashkiaku i Kolonjës Erion Isai tha se në këtë katërvjeçar do të jenë të shumta punët që do të kryhen nga bashkia. Për këtë ai ka menduar edhe një sërë ndryshimësh në administratën e bashkisë, ku do të përfshihen edhe ristrukturimi i drejtorive si dhe një sërë emrash të rinj në krye të tyre.
Keshilli i Bashkisë Kolonjë ka 15 antarë keshilli, nga të cilët 10 janë nga PS, 2 nga koalicioni BF, 2 nga PAA dhe 1 nga PR.