Shkolla 9-vjeçare “Mësonjëtorja e parë shqipe” në qytetin e Korçës, është një prej shkollave që do të marrë pjesë në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe, i cili do të zhvillohet më 12 mars në të gjitha shkollat e vendit. Kjo shkollë ka marrë pjesë në konkurs edhe vitin e kaluar ku ka zënë vendin e dytë në rang kombëtar dhe projekti i prezantuar nga nxënësit e kësaj shkolle ka fituar vendin e parë. Aktualisht ka nisur puna përgatitore me nxënësit që do të përfaqësojnë shkollën këtë vit në konkurs.
Nxënësit shprehen se ku konkurs është shumë i vlefshëm për të shtuar njohuritë dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.
Ky konkurs, synon të nxisë ndjenjën e krenarisë dhe përkatësisë tek fëmijët që në moshë të vogël, duke i motivuar për të zbuluar thellësitë e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ai do të zhvillohet në nivele lokale dhe kombëtare me pjesëmarrjen e mbi 8 mijë nxënësve.