Konkursi i teknologjisë së informacionit, ICT Clubs, i iniciuar nga Bashkia Korçë në bashkëpunim me Albanian ICT Academy, ka vijuar maratonën e tij. Këtë fundjavë janë përzgjedhur ekipet fituese për secilën prej shkollave 9-vjeçare që u bënë pjesë e këtij konkursi.
Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qënë krijimi i klubeve ICT në shkolla si dhe nxitja e inovacionit dhe aftësive digjitale të shekullit 21 tek fëmijët dhe të rinjtë që ta përdorin teknologjinë me sa më shumë efikasitet për vete dhe komunitetin.
Në këtë konkurs morrën pjesë 450 nxënës të shkollave të mesme dhe 9-vjeçare të qytetit të Korçës, teksa finalja e madhe do të mbahet muajin e ardhshëm.