• Korça

Konferencë shkencore në universitet/ Tranzicioni dhe zhvillimi i qëndrueshëm

Në universitetin Fan Noli të Korçës është mbajtur ditën e sotme një tryezë shkencore mbi tranzicionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. Të ftuar kanë qenë përfaqësues dhe ekspertë nga Universiteti i Maqedonisë Perëndimore në Kozan të Greqisë, të cilët sëbashku me ekspertë dhe pedagogë shqiptarë kanë diskutuar mbi ndryshimet klimatike dhe cilësinë e ajrit, eficiencën e energjisë si dhe transformimin dixhital e qytetet e zgjuara.

“Ne jemi këtu me një grup specialistësh, akademikësh nga universiteti i Maqedonisë Perëndimore për të nisur një bashkëpunim në një fushë të ndryshme por shumë të ndjeshme që lidhet me zhvillimin e energjisë dhe tranzicionin e qëndrueshëm. Deri më tani ne kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë me universitetin Fan Noli në Korçë në çështje të lidhura me edukimin. Tashmë është një mundësi shumë e mirë që të bashkëpunojmë dhe të prekim çështje shumë të ndjeshme të shoqërisë moderne”.

Ekspertët e universitetit të Maqedonisë Perëndimore në Kozan të Greqisë sollën në këtë tryezë eksperiencën e tyre të gjatë lidhur me energjinë e rinovueshme, eficiencën e saj dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *