Investimi në energjinë diellore nga qytetarët, bizneset por edhe komunitetet ka qenë në qendër të një konference zhvilluar në universitetin Fan Noli të Korçës ku kanë marrë pjesë autoritete vendore, pedagogë, studentë e grupe interesi. Gjergji Gjinko përfaqësues i shoqatës Miq të Korçës tha se energjia diellore mund të jetë një mënyrë e mirë për të ndihmuar zonat e thella, malore e të varfra të vendit.
Universiteti Fan Noli i Korçës e sheh mundësinë e investimeve për prodhimin e energjise diellore si mjaft produktive për zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve me të cilat shoqëria përballet çdo dite.
Pas një pune njëvjecare të organizatave partnere, në konferencë u prezantuan gjithashtu propozimet për përmiresimin e kuadrit ligjor e rregullator për vetë-prodhuesit fotovoltaike në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe programet mbështetëse për qytetarët për energjinë fotovoltaike.