• Korça

Konferencë Kombëtare Studentore/ “Roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e barazisë gjinore”

Universiteti “Fan Stiljan Noli” ka organizuar këtë të enjte Konferencën Kombëtare Studentore me temë: “Roli i gruas në shoqëri dhe sfidat e barazisë gjinore”, që vinte si një bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan. Benita Stavre, zëvendësrektore për shkencën dhe projektet theksoi se kjo konferencë është një mundësi shumë e mirë që studentët të shprehin formimin e tyre akademik dhe ta promovojnë atë, por nga ana tjetër është edhe një mundësi për shkëmbimin e përvojave midis tyre.  

Për pedagogen Denisa Titili, tematika e përzgjedhur për këtë konferencë përbën një interes të veçantë jo vetëm në kuadrin e kërkimit shkencor, por njëkohësisht është në fokus të të gjitha institucioneve dhe politikave sociale.

Studentët pjesmarrës na tregojnë për punimet me të cilat prezantohen në këtë konferencë, duke vlerësuar këtë organizim si një mënyrë për të shkëmbyer eksperiencat mes tyre.

Seanca plenare e konferencës u zhvillua në mjediset e Amfiteatrit “Teodor Laço”, teksa kanë referuar punimet e tyre rreth 36 studentë nga fakultetet organizatorë. Në fund të gjithë studentët pjesmarrës janë pajisur me certifikata.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *