Tre instrumentistë të njohur Marjanthi Vrame, Kostaq Vrame dhe Evangjel Papadhimitri janë bërë bashkë në një koncert recital të mbajtur mbrëmjen e djeshme në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” të Korçës. Ata kanë interpretuar vepra klasike për violinë dhe piano nga autorë si: Mozart, Ravel, Tartini, Çajkovski etj, duke dhuruar një mbrëmje me mjaft emocione për publikun.
Ky koncert recital ka ardhur si pjesë e kalendarit të pasur artistik të muajit maj, organizuar nga Qendra e Artit dhe Kulturës, me qëllim gjallërimin e jetës artistike në qytetin e Korçës.