Kori grek “Harmonia” ka sjellë një koncert në këtë prag fundviti në qytetin e Korçës me këngë bizantine deri tek ato tradiconale greke, si edhe këngë shqiptare. Ky kor është i veçantë pasi një pjesë e “artistëve” të tij, veç atyre të diplomuar për muzikë, në profesion janë noterë, avokatë dhe funksionarë të fushës së juridiksionit dhe muzika është një pasion që buron nga shpirti i tyre.
Pjesë e këtij kori është dhe vajza e këngëtarit të njohur shqiptar Tonin Tërshana e cila shprehet se ishte kënaqësi të përformonte në atdhe.
Artistët kanë përformuar në qytetin e serenatave, në atë qytet që e ka duartrokitur gjithnjë muzikën e vendit fqinj.
Ky kor ka si synim që të rinjtë të mësojnë nga përvoja dhe kultura që trashëgohet edhe përmes muzikës.