• Korça

Koncert në violin/ 13 violinistët e vegjël interpretojnë muzikë nga kompozitorët botërorë

13 violinistë të vegjël tepër të talenuar, kanë sjellë për artdashësit korçarë një koncert në violinë. Nën kujdesin e 2 mësueseve, violinisteve Iris Myrtollari dhe Kristina Lamçe, interpretuan pjesë të kompozitorëve klasikë botërorë si Suzuki, Bah, Shostakoviç, etj. Për violinistet, ky ishte koncerti i parë i fëmijëve të klasës së violinës që ato udhëheqin dhe vjen si një shpalosje e talentit që këta fëmijë korçarë kanë.

Për fëmijët ishte emocion i veçantë të interpretonin për publikun ndërsa në piano i shoqëronte mësuesi Albi Kaja.

Ky koncert u mbajt tek salla e Galerisë së Arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *