Venera Lumani dhe Lind Islami ishin dy këngëtarët e ftuar nga ana e bashkisë së Kolonjës për të mbajtur një koncert, i cili bëri banorët e Ersekës dhe jo vetëm, të dilnin në pedanalen e qytetit për të shijuar repertorin e pasur të dy artistëve.
Ky është aktiviteti i disatë që mbahet në Ersekë, në qytetin i cili dikur njihej për qetësinë vrastare, me qëllimin e vetëm për të ringjallur jetën artistike e kulturore, por edhe për të sjellë atmosferë festive në qytetin juglindor. Edhe më herët emra të mirënjohur të muzikës shqiptare si Aurela Gace, Elita 5, Ylli Baka por edhe të tjerë janë ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit. Ndërkohë që edhe për këtë vit qendra e artit dhe kulturës në Kolonjë ka paralajmëruar se do të ketë koncerte pothuajse çdo javë.
Koncerti i mbrëmjes së djeshme ka zgjatur për afro një orë ku edhe pse në temperatura të ulëta banorët e Ersekës dhe jo vetëm, kishin zgjedhur të festonin në shesh, për të shijuar tingujt e ngohtë të muzikës dhe repertorin e mrekullueshëm të dy këngëtarëve.