Kori Lira ka dhënë ditën e sotme një koncert kushtuar patriotit të madh Mihal Grameno. Kjo është hera e parë që zhvillohet një koncert i tillë, i cili është ideuar si një vlerësim e përkujtesë për rilindasin Grameno. Muzikologu e njëheresh dirigjent i Korit Lira, Pandi Bello tregon se ky kor ka një lidhje të ngushtë me figura të tilla të Rilindjes pasi shumë prej këngëve të asaj periudhe janë pjesë e repertorit të Korit Lira.
Pjesë e Korit Lira është edhe nipi i patriotit Mihal Grameno, Koço Grameno, i cili është shprehur i kënaqur për këtë koncert në nder të rilindasit të madh.
Përveç këngëve pjesë e koncertit kanë qenë edhe poezi të interpretuara nga aktorët e teatrit Andon Zako Çajupi në Korçë. Kori Lira e ka bërë tashmë traditë që çdo vit përzgjedh figura të rëndësishme duke i përkujtuar nëpërmjet koncerteve të cilat pëlqehen mjaft edhe nga publiku artdashës korçar.