Një koncert koral është mbajtur në teatrin Andon Zako Çajupi në Korçë, organizuar në kuadër të javës së kulturës greke, në bashkëpunim me Ambasadën e Greqisë në Tiranë dhe Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të Shqipërisë. Ka qenë kori i bashkisë Janica në Greqi dhe kori Lira i Korçës, të cilët kanë dhuruar një performancë mjaft dinjitoze:
“Ishte një ngjarje shumë e mirë, dy kore u takuan së bashku. Presim që ky koncert te perseritet ne Janica pasi eshte nje qytet i binjakezuar me Korçën dhe sepse muzika bashkon boten”.
Kori i bashkisë Janica ka qenë edhe 12 vjet më parë në Korçë në një bashkëpunim me korin Lira.