• Korça

Koncert i kuartetit “I.L.A. 74”. Instrumentistët sjellin një repertor të larmishëm me muzikë klasike

Instrumentistët e mirënjohur Zeqir Sulkuqi, Vangjush Papadhimitri, Ilo Kanani e Kostika Tanto kanë sjellë një mbrëmje të këndshme muzikore këtë fundjavë në Korçë. Kuarteti “I.L.A. 74” i krijuar me ndihmën e profesorit të madh Ymer Skënderi, kur artistët ishin vetëm 29 vjeç, kërkoi pak kohë deri në konsolidimin e formacionit dhe tashmë, ata ritakohen pas më shumë se 4 dekadash pa interpretuar së bashku, për të ndërmarrë një tur me koncerte në disa qytete të Shqipërisë. Ndalesa e parë ishte në qytetin e Pogradecit dhe mbrëmjen e djeshme në Korçë. Me të njejtën energji, pasion e dëshirë për të sjellë diçka të bukur, ata përzgjodhën me kujdes një repertor të pasur nga emra të mëdhenj të muzikës klasike botërore si Moriccone, Piovani, Skalkottas si dhe artistët shqiptarë si Harapi, Marku, Barbullushi, etj.

Ëndrrën e tyre për të interpretuar së bashku në skenë, instrumentistët e njohur e kanë risjellë në një mbrëmje të bukur e cila u mirëprit nga publiku artdashës.

Mbrëmja është mbyllur me tingujt e Aromë Korçe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *