• Pogradec

Koncert i Armando Kllogjerit në Pogradec. Tenori i njohur ka ndezur atmosferën në sheshin “Odeon” të qytetit

Tenori i njohur shqiptar, Armaldo Kllogjëri ka zhvilluar mbrëmjen e së enjtes një koncert muzikor në qytetin e Pogradecit. Në sheshin odeon publiku i shumtë u argëtua nën tingujt e një muzike të larmishme, ku nuk mungoi as atmosfera e vallzimit apo valleve. Mbrëmja e veçantë në qytetin e Pogradecit argëtoi publikun i cili këndoi bashkë me Tenorin e mirënjohur.

I mahnitur nga pritja e ngrohte ka mbetur edhe tenori, Armando Kllogjeri, i cili u shpreh falenderues, ndërsa foli dhe për nje rikthim të mundeshëm së shpejti në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Bashkia Pogradec po organizon vazhdimisht koncerte festive në sheshin e qytetit duke iu ofruar një atmosferë të mrekullueshme të gjithë vizitorëve që kanë zgjedhur qytetin liqenor për të kaluar këto ditë pushimesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *