• Korça

Komunikimi i të rinjve me librin, dhurohen pako me libra për nxënësit

Për të nxitur komunikimin e të rinjve me librin është kryer ditën e sotme një aktivitet në bibliotekën Thimi Mitko të qytetit të Korçës. Të rinj të gjimnazit Themistokli Gërmenji kanë pasur mundësi të bisedojnë me sociologun Zyhdi Dervishi si dhe me përfaqësues të një fondacioni lidhur me situatën e sotme sa i takon leximit të librave nga të rinjtë, si dhe për arsyet pse brezi i ri duhet ti kthehet sërisht librit e leximit.

Të gjithë nxënësve të pranishëm u është dhuruar nga një pako me libra, si një nxitje më shumë që ata të vijojnë të lexojnë dhe të edukohen përmes librit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *