• Korça

Komiteti Rajonal i Zhvillimit të Turizmit/ Jole: Në Qarkun Korçë, 60% më shumë vizitorë në 4 muaj krahasuar me një vit më parë

Mbarëvajtja e sezonit turistik ishte në fokus të takimit të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit të drejtuar nga Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole. Gjatë takimit, Jole kërkoi zbatimin e detyrave që dalin nga urdhri i Kryeministrit për ngritjen e task forcës ndërinstitucionale, diversifikimin e ofertës turistike si dhe promovimin e mëtejshëm të destinacioneve turistike.

Edhe pse Pogradeci është i lidhur më së shumti me turizmin veror, është vënë re një rritje e ndjeshme e interesit të vizitorëve për turizmin malor duke vizituar dhe zonat e tjera në këtë Qark.

Gajtë vitit 2023, 10.1 mln turistë të huaj vizituan vendin tonë, ndërsa sa i takon Qarkut Korçë, Jole bëri me dije se nga pikat kufitare, në 4 muaj, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, kanë hyrë 60% më shumë turistë të huaj..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *