• Turizëm dhe Kulturë

Komedia “La baby-sitter”. Vjen në Korçë shfaqja që flet për problemet në çift

Në teatrin e Korçës “Andon Z. Çajupi” është vënë në skenë komedia franceze “La Baby-Sitter”. Me regji të Vasjan Lamit, kjo komedi sjell historinë e një dashurie në perëndim ku secili nga bashkëshortët, pas 13 viteve, kanë humbur rrugën nga ajo që dikur i ka bashkuar në martesë. Mesazhet e shfaqjes, të sjella në një mënyrë groteske, godasin aktualitetin i cili është prezent edhe në familjet shqiptare ndërsa rikujtojnë se, për të konsoliduar një raport, duhet t’u mëshohet vlerave e jo të metave të njëri-tjetrit. Për regjisorin Lami, Korça është qyteti i parë nga ku nis shfaqja e kësaj komedie, pas Kryeqytetit

Aktori dhe profesori Genci Fuga, foli për komedinë e cila e ka zanafillën rreth viteve ’70-’80 mbas problemeve sociale që ka pasur Franca dhe Italia duke treguar se çfarë e ka frymëzuar krijimin e kësaj komedie

Për Andia Xhungën, është një kënaqësi e madhe të jetë në qytetin e Korçës, ndërsa shpreh emocionet për publikun Korçar të cilin e ka konsideruar tepër të vemendëshëm dhe intelektual

Mesazhi i përcjellë në këtë komedi është se kuptueshmëria në çift vjen e para për të pasur më pas një familje të konsoliduar. Për t’i vënë në provë, dramaturgu Rene de Obaldia thërret në lojë një tjetër personazh. Luiza Xhuvani sjell në skenë një dado të maskuar si murgeshë që do të trondisë jetën e çiftit deri në një vrasje të mundshme

Komedia “La Baby-Sitter” do të shfaqet për dy netë në Korçë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *