Prej dy javësh ekipi kombetar i volejbollit të femrave për moshën U18 është grumbulluar në Korçë në kuadër të Ballkaniadës që do të zhvillohet në datat 18-22 qershor në Tiranë. Në këtë turne sportive do të marrin pjesë 8 shtete ballkanike të ndara në dy grupe. Shqipëria do të jetë në grupin A së bashku me Bullgarinë, Rumaninë dhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa në Grupin B marrin pjesë Turqia, Serbia, Mali i Zi dhe Moldavia. Menaxherja e ekipit kombëtar U18, Fjoralba Kalaj tha se Korça ishte vendi ideal për këtë fazë përgatitore dhe se synimi i vajzave shqiptare është të paraqiten sa më mirë në këtë ballkaniadë.
Ndërkaq, për trajnerin Olsi Haxhillari vajzat kanë qenë shumë të përkushtuara gjatë kësaj faze përgatirore dhe janë gati për një paraqitje dinjitoze në këtë turne.
Ballkaniada do të startojë në datën 18 qershor dhe do të zgjasë 5 ditë. Ndeshjet do të zhvillohen në Tiranë në Pallatin e Sportit në Farkë dhë kombëtarja kuqezi ka si synim të paraqitet denjësisht në këtë kompeticion.