• Korça

Kolumbiani që gjeti dashurinë në Shqipëri/ “Korça, një vend ideal për të jetuar me familjen”

Nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për Shqipërinë, por këtu gjeti dashurinë e jetës. Huan Manuel Siro Marin është një shtetas kolumbian 49 vjeçar, i cili ka krijuar një familje në vendin tonë, fryt i së cilës është edhe një djalë 5 vjeçar. Ai erdhi 7 vjet më parë në Korçë, si i punësuar për ndërtimin e gazsjellësit TAP. Vetëm disa muaj pas mbërritjes është njohur me Marselën nga fshati Goskovë i Korçës, që sot është bashkëshortja e tij, me të cilën tregon se ka qenë një dashuri me shikim të parë:

Tre muaj pasi erdha këtu u njoha me Marselën, ne nisëm një lidhje serioze dhe sot ajo është gruaja ime. Tani kam një familje këtu, pasi projekti përfundoi dhe unë po jetoj përfundimisht në Shqipëri. Korça është një vend shumë i mirë, më pëlqen ky vend për të jetuar me familjen time.

49 vjeçari tregon se ka dëshirë të bëhet një shtetas shqiptar, për këtë ka kryer të gjitha procedurat dhe është në pritje të pasaportës shqiptare. Ai është mjaft entuziast për jetesën në Shqipëri, madje ka arritur të miqësohet edhe me banorët në fshatin Goskovë, ndërsa familja e bashkëshortes Marselës është tashmë edhe familja e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *