• Kolonjë

Kolonjë, shitja e grurit/ Ulet rendimenti i prodhimit, çmimi i shitjes i ulët

Pas përfundimit të sezonit të korrje-shirjes së grurit fermerët e fshatrave të bashkisë së Kolonjës kanë nisur shitjen e prodhimit. Sipas Ganiart Eminaj, drejtor i drejtorisë së bujqësisë dhe zhvillimit rural në Bashkinë e Kolonjës janë në total rreth 900 Ha tokë të mbjella me këtë kulturë bujqësore, por rendimenti i prodhimit këtë vit ka qënë më i ulët për shkak se është ndikuar nga kushtet klimaterike dhe shirat e shumta që pati këtë vit para sezonit të korrjes.

Eminaj shton më tej se pavarësisht faktit se prodhimi i grurit në Kolonjë nuk mbetet asnjëherë pa shitur, këtë vit fermerët po e shesin atë me një çmim më të ulët, duke shtuar se edhe kostoja e prodhimit të kësaj kulture bujqësore është rritur.

Sipas Eminajt nga viti në vit në bashkinë e Kolonjës është shtuar sipërfaqja e mbjellë me grurë, kjo falë subvencionimit të fituar nga skemat mbështetëse të Qeverisë Shqiptare të ofruara në sektorin e Bujqësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *