• Maliq

Kolonia “Vjeshtë në Maliq”/ 15 piktorë nga i gjithë vendi hedhin ngjyrat e vjeshtës në telajo

Ka nisur ditën e sotme kolonia e piktorëve “Vjeshtë në Maliq”. Në këtë edicion të tretë të këtij aktiviteti marrin pjesë 15 piktorë nga qytete të ndryshme të vendit të cilët të pasionuar pas peisazhit dhe ngjyrave të vjeshtës nisën të hedhin në telajo natyrën e bukur të zonës së Maliqit duke nisur nga pylli i fazanëve, fusha e Maliqit, gryka e lumit Devoll e deri te liqeni piktoresk i Moglicës. Ftesës së bashkisë së Maliqit i janë përgjigjur jo vetëm të rinj por emra të njohur të kësaj gjinie të artit.

Kjo koloni është një mënyrë e mirë për të promovuar bukuritë natyrore të zonës së Maliqit, pse jo edhe për të zhvilluar turizmin.

Për tre ditë me radhë piktorët do të zgjedhin motive të ndryshme vjeshte për të pikturuar duke realizuar disa piktura me të cilat do të pasurohet edhe ekspozita përmbyllëse e këtij aktiviteti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *