Trajneri i Skënderbeut Orlando Koja ka folur për RTSH Korçën në lidhje me sezonin e ri në volejboll për femra. Sezon ky që sipas tij do të jetë i ngarkuar me ndeshje dhe kompeticione të rëndësishme pasi këtë sezon korçarët do të marrin pjesë në ligën Ballkanike të Volejbollit. Për trajnerin e rëndësishme ëhstë që ekipi i tij të jetë i përgatitur në maksimum për çdo ndeshje dhe të kërkojë të sjellë të gjithë trofetë e mundshëm në Korçë, duke rikthyer fillimisht kampionatin që mbetet pengu më i madh i Kojës për sezonin e kaluar.
Skënderbeu i këtij sezoni ka ndryshuar nga ai i vjetshmi duke afruar lojtarë të huaja që pritet të bëjnë diferencën në këtë sezon për të pasur një sezon sa më të suksesshëm.