• Korça

Kisha Ungjillore në Sovjan. Inagurimi i kishës në ditën e Pashkës



Besimtarët e krishterë të fshatit Sovjan, tashmë kanë një objekt kulti ku mund të kryejnë ritet fetare. Kisha e ndërtuar në këtë fshat, me nismën dhe mbështetjen financiare të një banori nga fshati Sovjan si edhe falë ndihmës së Dr. Erwin Lutzer, folës shumë i njohur i Krishterë Ungjillor, Pastori kryesor i Kishës Moody (mudi) në Çikago dhe transmetues radiofonik e autor i më shumë se 50 librave, u inagurua ditën e sotme përmes një ceremonie të veçantë

Inagurimi i kësaj kishe u bë në ditën e shenjtë të Pashkës, që simbolizon ringjalljen e Krishtit dhe përcjell mesazhin e shpresës. Të shumtë ishin besimtarët që morrën pjesë në këtë inagurim ndërsa ndoqën edhe meshën e shenjtë të mbajtur në këtë ditë feste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *