• Lajme kombëtare

KFOR me deklaratë të ashpër: Kosova dhe Serbia të marrin përgjegjësi për situatën

Teksa tensionet vazhdojnë veri të Kosovës, misioni paqeruajtës i KFOR-it i ka kërkuar dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë të marrin përgjegjësi për situatën e krijuar, duke bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i situatës. KFOR-i bëri të ditur se të hënën janë parandaluar kërcënimet për jetën e qytetarëve.

“Për të shmangur përplasjet mes palëve dhe për të minimizuar rrezikun e përshkallëzimin, paqeruajtësit e KFOR-it parandaluan kërcënimet ndaj jetës së serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës. Të dyja palët duhet të marrin përgjegjësinë e plotë për çfarë ndodhi dhe parandaloni çdo përshkallëzim të mëtejshëm, në vend që të fshiheni pas tregimeve të rreme”, thuhet në njoftim.

Në një komunikatë drejtuar mediave, KFOR-i bëri të ditur se  30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. Nga protesta, 11 ushtarë italianë dhe 19 nga kontingjentin hungarezë kanë pësuar lëndime të shumëfishta, përfshirë thyerje dhe djegie nga mjetet ndezëse e shpërthyese. Lëndimet e tyre, sipas KFOR-it, nuk janë të rrezikshme për jetën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *