• Raportime

Këshilli Euroatlantik pranë PD/ Votoni masivisht PD-në më 14 maj, Berisha nxiti anti-amerikanizëm

Kreu i Këshillit Euroatlantik pranë Partisë Demokratike, Preç Zogaj përcolli në një deklaratë në selinë e PD, thirrjen e këtij Këshilli në lidhje me zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet lokale. Zogaj u shpreh se me përgjegjësinë dhe angazhimin qytetar si individë dhe me lidhjen shpirtërore me PD, anëtarët e Këshillit Euroatlantik iu përgjigjën ftesës së kryetarit, Enkelejd Alibeaj, për të ndërtuar Këshillin Euroatlantik të Partisë Demokratike si një organizëm këshillimor. Zogaj tha se aktet që ndërmori Sali Berisha pas shpalljes së tij non grata po nxisin anti-amerikanizëm.

Zogaj tha se Këshilli Euroatlantik pranë PD bën thirrje që publiku shqiptar, t’i përgjigjet me mbështetje veprimit dhe alternativës së PD për të mbrojtur demokracinë dhe parimet e shoqërisë së lirë.

Këshilli Euroatlantik i Partisë Demokratike përbëhet nga 11 anëtarë, ish themelues të PD e kontribues të saj ndër vite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *