• Korça

Këshilli Bashkiak Korçë, rritet qiraja për banesat sociale

Rritet niveli i qirasë për banesat sociale të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë. Ndryshimi është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Korçës, pas materialit të sjellë nga ekzekutivi ku sqarohej se ky ndryshim në nivelin e qirasë kryhet për shkak të indeksimit të çmimeve. Vlera e qirasë për banesat sociale tashmë do të rritet me 700 lekë për garsonierat, 1300 lekë për apartamentet 1+1 dhe 1600 lekë për apartamentet 2+1.

Opozita në Këshillin Bashkiak të Korçës është shprehur kundër rritjes për shkak të situatës së vështirë ekonomike të familjeve duke e votuar kundër këtë pikë të rendit të ditës. Ndërkohë miratimi është kryer me shumicë votash nga këshilltarët e majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *