Këshilli bashkiak i Kolonjës me shumicë votash ka miratuar në mbledhjen e radhës mbështetjen financiare përsa i përket sigurimeve shëndetësore dhe shoqërore për gjithë bizneset që operojnë në territorin e kësaj bashkie. E gjithe kjo ka ardhur për të ulur sa më shumë të jetë e mundur kostot e biznesit në këtë krahine, me të ardhura mesatare.
Një tjetër e pikë e rëndësishme e miratuar në mbledhjen e këtij këshilli ka qenë trajtimi i me drekë falas për gjithë fëmijët e dy kopshteve që ndodhen në qytetin e Ersekës, aty ku trajtohen me tepër se 50 fëmijë. Gjithashtu në këtë mbledhje janë miratuar dhe pika të tjera të rendit të ditës të paraqitura nga ekzekutivi i bashkisë Kolonjë, përfshi këtu dhe familjet që nuk kanë marrë pikët e mjaftueshme për skemën ekonomike, të patrajtuara në muajin e kaluar.