Universiteti “Fan S.Noli” ka botuar antologjinë e dytë letrare që vjen nën titullin “Kërkimi Shkencor në Letërsi”. Botimi vjen si një projekt i ndërmarrë nga Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë me qëllim nxitjen dhe promovimin e talenteve krijuese të studentëve.
Ky është botimi i dytë me punime shkencore dhe përmban 18 të tilla, ndërsa botimi i parë ka ardhur nën titullin “Laboratori i krijimit letrar” ku përfshiheshin krijime në poezi e prozë.