Me rastin e vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Shqipëri, një grup personalitetesh të qytetit të Korçës, mes të cilësve ish-studentë të Liceut francez të Korçës, pedagogë, artistë, drejtues të pushtetit vendor e studentë i janë drejtuar me një letër. Në këtë letër, teksa renditen arritjet e këtij qyteti kërkohet mbështetje për rihapjen e Liceut francez, këtë herë me një orientim të fortë si qendër e inovacionit dhe teknologjive të reja.
“Vizita zyrtare e para e një kreu shteti francez në histori, premton shumë për të ardhmen e marrëdhënieve franko-shqiptare. Në të vërtetë, këto janë aq të vjetra, aq te dobishme, saqë, për fat të keq, janë pak të njohura. Për ne, banorët e Korçës, një qytet që që nga fundi i Luftës së Parë Botërore deri në fillimin te Luftes së Dytë krenohej me pseudonimin e tij “Parisi i vogël i Ballkanit”, kjo vizitë ringjall ëndrrat e vjetra dhe një pritje gati shekullore”, thuhet në hyrje të kësaj letre drejtuar Presidentit Macron.
Vetë Presidenti Macron i kushtoi disa fjalë vlerësuese Korçës, gjatë darkës së mirëseardhjes , organizuar nga Kryeministri Edi Rama, duke konfirmuar në një farë mënyre mbështetjen për këtë kërkesë të intelektualëve.
Të gjithë e dinë që republika e shqiptare e Korçës e frymëzuar nga modeli ynë republikan, e shpallur në dhjetor 1916 nën mbrojtjen e ushtrisë franceze ishte tharmi i Shqipërisë modern. Ende sot varreza ushtarake e Korçës ruan kujtimin e çmuar të sakrificës së Francës, për pavarësinë dhe lirinë tuaj. Këto faqe që kemi shkruar bashkë, ju na jepni shpërblimet më të bukura. Një frankofoni dhe një frankofili e gjallë dhe e veçantë. E në periudhën totalitare frëngjishtja ishte gjuha e huaj që mësohej më shumë në shkollat shqiptare. Frymëmarrje apo shpresë, të gjithë ata që aspirojnë për liri. Liceu i Korçës i themeluar dikur nga Franca ishte gjithashtu një simbol shumë i fortë i kësaj. Aleancat franceze, gjimnazet, licetë, që përfaqësohen nga shumë profesorë këtu vazhdojnë ta përjetësojnë këtë lidhje”, tha ndër të tjera Presidenti Macron.