Sipas njoftimit zyrta të Bankës, bëhet me dije se bazuar në vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë 17/2013 “Për shtyrjen e afatit të këmbimit të disa kartëmonedhave pa kurs ligjor”, data 31 dhjetor 2023 është afati i fundit për këmbimin e disa kartmonedhave ku përfshihen ato në vlerën 100 Lekë që janë emetim i viteve 1993, 1994, 1996 imazhi i Luftëtarit Kombëtar, ajo me vlerë 100 Lekë, emetim i vitit 1996, imazhi i Fan S. Nolit, 200 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Ismail Qemalit, 500 Lekë, emetim i viteve 1991, 1992, 1993, 1996, 1997, imazhi i vajzës me lule dielli, 500 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1996, imazhi i Naim Frashërit dhe 1000 Lekë, emetim i viteve 1992, 1994, 1995, 1996, imazhi i Skënderbeut. Të gjitha këto kartmonedha mund të vazhdojnë të këmbehen deri në fund të këtij muaji pranë çdo sporteli të bankave të nivelit të dytë.
- Korça